Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi që u mbajt të mërkurën në Bruksel ndërmjet ekspertëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë mbi çështjen e targave.
Lajçak në një postim në Twitter shkruan se sot është takimi i kryenegociatorëve për targat.
“Ekspertët nga Kosova dhe Serbia sot janë takuar për herë të fundit në grupet punuese për targa para afatit të fundit më 21 prill. Me punën e tyre ata përgatitën për nesër diskutimet e kryenegociatorëve. Tani u takon kryenegociatorëve të gjejnë një marrëveshje për rrugën përpara”, ka shkruar ai në Twitter.
Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje të përkohshme për targat.
Por grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së kanë afat deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje finale.
Today, experts from Kosovo and Serbia met for the last time in the WG on licence plates ahead of the deadline on 21 April. With their work, they prepared the discussions of Chief Negotiators tomorrow. It’s now up to the Chief Negotiators to find an agreement on the way forward.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 20, 2022