Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar ka startuar ditën e shtunë me tri ndeshje mjaftë interesante.
Lideri aktual i Kosovës, Prishtina është ndalur në barazim pa gola 0-0 te Vëllaznimi dhe tani rrezikon ta humbas pozitën e parë.
Një skuadër e re mund ta marrë pozitën e parë në tabelë dhe këtë mundësi e kanë vetëm Llapi dhe Drita.
Pikërisht dueli i sotëm në Podujevë do të jetë mes dy skuadrave tjera në garë për titull Llapit dhe Dritës.
Llapjanët në këtë sfidë vijnë pas humbjes nga Prishtina ndërsa Drita pas fitores minimale ndaj Feronikelit.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave fitore kishte shënuar Drita me rezultat 3-1.
Duel tejet interesant pritet të jetë edhe ai mes Gjilanit dhe Lirisë që do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit.
Si gjilanasit ashtu edhe prizrenasit janë në garë për titullin e kampionit dhe fitorja tre pikët janë kruciale për të dyja skuadrat.
Ndeshja e fundit për javën e 20-të do të zhvillohet ditën e hënë mes Vllaznisë dhe Drenicës. /Telegrafi/