Pesë hajna që u përplasën me veturë në dyert dhe dritaret e një lokali në mes të ditës në Angli, dhe arritën të vjedhin stoli në vlerë mbi 300 mijë funte, janë arrestuar.
John Gourlay, 49-vjeç, Trevor Leek, 44, Justin Boylan, 51, Arfan Latif, 38 dhe Hassan Zulfiqar, 26-vjeç, arritën për 70 sekonda të kryejnë vjedhjen më 3 mars të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Videoja nga kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur thyejnë dritaret dhe dyert e argjendarisë Danyaal, dhe vodhën stoli që peshonin afro pesë kilogramë.
Ata janë shpallur fajtor për vjedhje, posedim të paautorizuar të armëve të zjarrit, dhe në një total të kombinuar janë dënuar me 72 vite burgim.
Për fat të mirë që punonjësit që gjendeshin brenda lokalit kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim, por mjaftoi një lëvizje e vogël e pakontrolluar që të përfundonin nën rrotat e mjetit të tyre. /Telegrafi/