Ai mund të ketë shkelur ligjin, por sigurisht jo edhe për tejkalim shpejtësie. Bëhet fjalë për një hajn i cili u filmua nga kamerat e sigurisë duke thyer dyert e një lokali, brenda të cilit merr skuterin që shpejtësinë maksimale e ka vetëm 13 kilometra në orë.
Ky hajn nuk hezitoi të vjedh skuterin nga një lokal në Leicester të Anglisë, i cili kap vlerën e 10 mijë funteve, transmeton Telegrafi.
Menaxheri i lokalit Nick Patridge ka thënë se ishte “artikulli më i shtrenjtë në lokalin e tij”. E policia ka filluar hetimet duke tentuar ta gjurmojë lokacionin e hajnit.
I dyshuari mbante maskë dhe syze, e fillimisht tentoi të thyej drynin por duke parë se ishte e kotë, i theu dyert e lokalit.
Menaxheri gjithashtu ka ofruar një shpërblim për këdo që ka informacione, që do të ndihmonin në kapjen e këtij hajni. /Telegrafi/