Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, i cili është për vizitë zyrtare në Rumuni së bashku me delegacionin qeveritar, sot u takua me kryeministren Viorica Dancila, kryetarin e Kuvendit, Liviu Dragnea, si dhe me zëvendëskryetarin e Senatit të Rumanisë, Iulian Claudiu Manda.
Në Kuvend dje në mënyrë unanime u ratifikua protokolli për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri i përshëndeti të gjithë angazhimet e Rumanisë për integrimet euroatlantike të vendit tonë duke shpresuar se me kryesimin e Rumanisë e BE-së, do të nisin bisedimet për anëtarësim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në./Telegrafi/