Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se qeveria e Serbisë do të formoj grupe punuese në mënyrë që të gjithë qytetarët të përfshihen në dialogun me Kosovën.
Tutje Brnabiq ka thënë se në qoftë se paraqitet nevoja do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
“Unë si kryeministre nuk do të them se do ta bëj këtë gjë apo atë. Do t’i dëgjoj të gjitha palët, pozitën, opozitën, kishën, organizatat e ndryshme. Jam e gatshme të takohem me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në qoftë se kjo është në interes të Serbisë”, ka thënë Brnabiq në një intervistë për Televizionin e Vojvodinës, transmeton Klan Kosova.
Kjo deklaratë vjen pas akuzave të shumta në Serbi, se ajo nuk do të pranonte të takohej me një person të akuzuar për krime lufte.