Telegrafi

Kryeministrja norvegjeze shfrytëzon pauzën për të zënë Pokemonë

Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg, e ka shfrytëzuar sot pauzën nga detyrat zyrtare në Bratislavë, për të shkuar në pjesën e vjetër të kryeqytetit sllovak për të kapur Pokemonë.

E shoqëruar nga truprojat, zyrtarët e lartë norvegjez dhe ekipet e ndryshme televizive, Solberg ka shfrytëzuar kohën e pauzës mes dy takimeve për të ecur nëpër Bratislavë duke mbajtur gjatë gjithë kohës në dorë telefonin mobil, siç edhe mund të shihet në pamjet televizive, transmeton Telegrafi.

Gjatë një interviste dhënë televizionit TV2, kryeministria ka pranuar ishte mundur të “kapë Pokemonët më të rrallë”.

Solberg kohë më parë pati deklaruar se është adhuruese e flakë e lojës “Candy Crash”, ndërsa javën e kaluar ka pranuar se është dhënë pas Pokemonëve.

“Motra ime e vogël më ka sfiduar të luaj këtë lojë, pasi ka arritur të zë një Pokemon në tarracën e apartamentit tim”, ka deklaruar kryeministrja. /Telegrafi/