Kryeministres së Finlandës, Sanna Marin edhe një herë iu desh të justifikohej në publik për shkak të videove nga festa private ku ajo shihej duke u argëtuar dhe duke kërcyer në shoqërinë e influencuesve dhe muzikantëve nga Finlanda.
Në takimin e mbajtur nga SDP finlandeze në Lahti, ajo u mbështet nga qytetarë të shumtë të cilët sqaruan se ajo është një person i admirueshëm.
“Unë mendoj se ajo është një politikane e admirueshme dhe dikush që mund të jetë vërtet një model i mirë për të rejat. Nuk shoh asgjë të keqe që kryeministri të pijë disa pije, videot nuk janë të papërshtatshme. Përderisa ajo është duke bërë punën e saj, nuk duhet të ketë rëndësi”, tha 20-vjeçarja Emmy Halsti.
Dans görüntüleri ve başbakanlık konutunda öpüşen iki arkadaşının fotoğrafının sızdırılması nedeniyle özür dileyen Finlandiya Başbakanı #SannaMarin bir etkinlikte katılımcılara seslenirken gözyaşlarını tutamadı https://t.co/ff93JcwUTn pic.twitter.com/Tb9XWC1FNH
— Rudaw Türkçe (@RudawTurkce) August 24, 2022
Pasi u shoqërua me qytetarët, Marin iu drejtua turmës në Lahti nga skena dhe, sipas përshkrimit të mediave finlandeze, ajo u prek thellë nga mbështetja.
“Unë jam vetëm njeri. Ndonjëherë më mungon edhe gëzimi, drita dhe argëtimi në mes të këtyre reve të errëta. Nuk kam humbur asnjë ditë pune, nuk ka mbetur asnjë detyrë pa kryer. Ende po mësoj, unë po bëj punën time si dikur”, tha ajo me një zë që i dridhej.
“E di që nuk do të donit të shihnit një material të tillë video. Gjithsesi, është gëzim dhe është jetë”, tha kryeministrja.
Kryeministrja finlandeze ka qenë në sy të publikut që nga java e kaluar kur u publikuan videot e saj nga festat private. Për shkak të presionit publik, Marin bëri një test droge, i cili nuk konfirmoi praninë e drogës në trupin e kryeministrit finlandez. /Telegrafi/