Site icon Telegrafi

Kryeministrja e Serbisë: Është e rëndësishme që KFOR-i të mbetet në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka thënë se ruajtja e stabilitetit në Kosovë është prioritet kyç dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme se misioni i KFOR-it të mbetet në Kosovë, bën të ditur qeveria serbe.

Brnabiq në bisedë me senatorin amerikan Ron Johnson, e ka falënderuar atë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në procesin e integrimit evropian të Serbisë, tranmseton rel.

Johnson tha se Serbia dhe Ballkani Perëndimor janë të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë proceset e reformave në rajon.

Exit mobile version