Telegrafi

Kryeministrja e Rumanisë sot për vizitë zyrtare në Maqedoni

Kryeministrja e Rumanisë Viorica Dăncilă, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës Dăncilă do të realizojë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe delegacionin qeveritar të Qeverisë së Maqedonisë.

Nga qeveria njoftojnë se në orën 12:00 para ndërtesës së qeverisë do të organizohet pritje zyrtare për delegacionin e Rumanisë, që udhëhiqet nga Viorica Dăncilă.

Zaev dhe Dăncilă do të realizojnë takim kokë-më-kokë, ndërsa më pas do të mbahet takimi mes dy delegacioneve qeveritare.

Kryeministrja e Rumanisë do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi./Telegrafi/

Foto: Antena3