Telegrafi

Kryeministrja e Danimarkës pritet me ceremoni zyrtare në Tiranë

LSA

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen nisi sot një vizitë zyrtare në vendin tonë, me ftesë të Kryeministrit Edi Rama.

Ceremoniali i mirëseardhjes u zhvillua në Kryeministri, ku kryeministrja Frederiksen u prit me ceremoni shtetërore.

Pas himneve, të dy kryeministrat kanë ecur në tapetin e kuq, ku u përshëndetën me delegacionet, për t’iu drejtuar më pas zyrës së kryeministrit Rama.

Kryeministrja e Danimarkës do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Qëllimi i kësaj vizite zyrtare është përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe. /Telegrafi/