Telegrafi

Kryeministrja e Britanisë uron Trumpin për fitoren

Qeveria britanike ka lëshuar një deklaratë nga kryeministrja britanike, Theresa May, e cila ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

“Unë do të doja ta përgëzoj Donald Trump që u zgjodh President i SHBA-ve, pas një fushate të ashpër. Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të veçantë bazuar në vlerat e lirisë, demokracisë dhe ndërmarrjes. Ne jemi dhe do të mbetemi, partner të fortë dhe të ngushtë të tregtisë, sigurisë dhe mbrojtjes. Unë pres që të punojmë me Presidentin e zgjedhur Donald Trump, duke u mbështetur në këto lidhje për të garantuar sigurinë dhe prosperitetin e vendeve tona në vitet e ardhshme”, citojnë mediat urimin e May.