Telegrafi

Kryeministrja britanike: Jam luftëtare, nuk heq dorë

Kryeministrja britanike Liz Truss ka deklaruar se është luftëtare që nuk heq dorë, derisa sot tentoi sërish ta rikthej autoritetin në mesin e anëtarëve të Partisë Konservatore, pas raportimeve të shumta se po rriten kërkesat për dorëheqjen e saj.

Truss po tentoj ta rikthej mbështetjen që e ka pasur brenda partisë, pasi që u detyrua të heq dorë nga plani i tatimit, ku si pasojë disa deputetë të Partisë Konservatore kërkuan shkarkimin e saj, vetëm pak javë pasi mori detyrën e kryeministres së vendit, transmeton Telegrafi.

Ajo pranoi se planet e saj ekonomike radikale shkuan shumë larg dhe shumë shpejt, pasi që investitorët i kthyen shpinën funtës dhe obligimeve qeveritare.

Megjithatë, me rritjen e normave të interesit dhe shifrat zyrtare që tregojnë se inflacioni është në nivelin më të lartë në 40 vjet, Truss e cila u zgjodh nga deputetët konservatorë me premtimin se do të ulë taksat dhe të mbajë shpenzimet publike, po ballafaqohet me një luftë – të bind opinionin dhe partinë e saj se mund t’i përgjigje krizës dhe kostos së lartë të jetesës.

Sondazhet tregojnë se konservatorët janë rreth 30 pikë prapa Partisë Laburiste, e zgjedhja e Truss si kryeministre e vendit riktheu shpresat se vendi do t’i zgjidhë shumë probleme me të cilat po ballafaqohet. /Telegrafi/