Ai tha se kishte biseduar dje me ministrin e jashtëm, Nikola Dimitrov dhe se është bërë përparim në krijimtarinë e gjetjes së zgjidhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Natyrisht, këto janë vetëm ide në tavolinë për të cilën ne vazhdojmë të mendojmë. Dimitrov më ka përcjellë, ndoshta Ministri Kotzias do t’i transferojë ato tek kryeministri Tsipras, në mënyrë që të mund të pajtohemi më tej në takimet e ardhshme”, tha Zaev.
Ai njoftoi se në fund të javës së ardhshme do të ketë një takim me temën e njëjtë.
Ai beson se të dyja palët janë të sinqertë për zgjidhjen e çështjes së emrit. /Telegrafi/