Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot do të takohen tek kalimi kufitar Tabanoc-Preshevë.
Në takim, siç njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, do të shpallet zbatimi i projektit për drejtimin e përbashkët të kufirit – One Stop Shop./Telegrafi/