Kryeministri Zoran Zaev do të kryesojë me mbledhjen e Këshillit për stabilizim dhe asociim që do të mbahet më 19 mars të këtij viti në Bruksel.
Siç njoftojnë nga Qeveria, kryeministri pritet të kryesojë mbledhjen e radhës të Këshillit për Stabilizim Asoccim ndërsa bashkë kryesuesja nga Bashkimi Evropian do të jetë përfaqësuesja e lartë për politikë të jashme dhe siguri e BE-së, Federica Mogherni, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ndërsa nga radhët e delegacionit të BE-së do të marr pjesë edhe euro komisionari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johahnes Hahn./Telegrafi/