Site icon Telegrafi

Kryeministri Zaev realizon takim me George Soros në Davos

Delegacioni i Maqedonisë në Davos, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me filantropin dhe financierin George Soros, themelues i Fondacionit shoqëria e hapur (FShH) dhe me Alexander Soros, zëvendës kryetarin e këshillit botëror të FShH-së.

Në takim është thënë se Maqedonia dhe George Soros mbeten edhe më tej të hapur për bashkëpunim në planin e zhvillimit të kapaciteteve demokratike të shoqërisë, si dhe mundësive për biznese të reja dhe investime direkte./Telegrafi/

Exit mobile version