Site icon Telegrafi

Kryeministri Zaev dërgon letër ngushëllimi për familjen Zulbeari nga Tetova

Kryeministri Zoran Zaev dërgoi letër ngushilli për familjen Zulbeari në Tetovë, e cila në ngjarje tragjike humbi pesë anëtarë të saj.

“Jemi të prekur thellë nga tragjedia që i ndodhi familjes tuaj, nuk mund të gjinden fjalët e vërteta të ngushëllimit për këtë traumë të thellë. Më lejoni që në emrin tim personal, në emër të Qeverisë, si dhe në emër të të gjithë qytetarëve të vendit tonë të shpreh ngushëllimet e thella për këto çaste të rënda për ju. Humbja tragjike nuk mund të zëvendësohet, por në çaste të këtilla në shoqërinë në të cilën jetoni dhe në tërë shoqërinë e Maqedonisë do të vijë në shprehje solidariteti dhe mbështetja”, thuhet në letrën e kryeministrit Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version