Site icon Telegrafi

Kryeministri Zaev dërgon letër ngushëllimi deri te kryeministri grek Tsipras

Kryeministri Zoran Zaev dërgoi letër ngushëllimi deri te kolegu i tij grek Alexis Tsipras, pas pasojave tragjike nga përmbytjet katastrofike në disa qytete të Greqisë.

Në letër Zaev thekson se bashkëndjen me familjet dhe familjarët e të vdekurve, të lënduarit, si dhe me qytetarët e goditur nga vërshimet, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

“Do të doja ta theksoja gatishmërinë tonë që t’ju ofrojmë çfarëdo qoftë ndihme në këto momente te të vështira për vendin tuaj. Qeveria dhe shteti ynë janë të përkushtuara në mbajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për këtë e ofrojmë mbështetjen tonë në këto momente fatkeqësie”, qëndron në letrën e Zaevit deri te kryeministri i Greqisë.

Kryeministri Zaev në letër shpreh shpresë se Greqia fqinje do t’i tejkalojë dhe do t’i sanojë pasojat nga kjo katastrofë e madhe natyrore./Telegrafi/

Exit mobile version