Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dërgoi letër ngushëllimi kryeministrit të federatës ruse Dmitry Medvedev për jetët e humbura dhe të lënduarit në aksidentin tragjik të aeroplanit në aerodrom në Moskë.
“Me dhimbje morëm lajmin për aksidentin e avionit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emër tim personal, shpreh ngushëllime deri te Ju, popullin rus dhe deri te familjarët dhe të afërmit e viktimave, ndërsa të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë’, thuhet në letrën e kryeministrit Zaev deri te kryeministri i Qeverisë Federala të Rusisë.
Në aksidentin e ndodhur në aeroportin në Sheremetyevo humbën jetën të paktën 41 persona./Telegrafi///