Telegrafi

Kryeministri vazhdon traditën, shërben me ëmbëlsira policët në detyrë (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar traditën edhe këtë vit. Ai për nder të festës ë 28 Nëntorit u ka dërguar nga një ëmbëlsirë policëve në detyrë tek shtëpia e tij.

“Sot, në nderim të punës së tyre të palodhshme, nga një ëmbëlsirë policëve për festë. Tradita vazhdon”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj edhe më parë ka bërë veprim të tillë ndaj policëve.

Në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Haradinaj kishte qerasur policët me kafe, kurse për festën e Fitër Bajramit kryeministri u kishte dërguar byrekë pjesëtarëve të policisë. /Telegrafi/