Kryeministri i Ukrainës, Volodimir Groysman nesër do të vizitojë Shtabin e NATO-s, ka njoftuar Aleanca Veriatlantike.
Gjatë qëndrimit në selinë kryesore të NATO-s, Groysman do të pritet nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller.
Vizita e kryeministrit ukrainas zhvillohet në rikthimin e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë, pas rifillimit të luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve prorus.