Telegrafi

Kryeministri takon ekipin e filmit “Shok” (Foto)

Kryeministri Isa Mustafa, është në një takim me ekipin e filmit “Shok” të cilët të dielën ishin pjesë e mbrëmjes më të rëndësishme të kinematografisë në botë, Oscars.

Bashkë me Mustafën në takim janë edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe Ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Filmi “Shok” ishte i nominuar në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër në Oscars, mirëpo këtë çmim e fitoi filmi irlandez, Stutterer.

Por aktorët e filmit “Shok”, Lum Veseli e Andi Bajgora si dhe producenti kosovar, Eshref Durmishi morën shumë komplimente teksa të dielën ecnin në tapetin e kuq.