Telegrafi

Kryeministri spanjoll ndihet i ofenduar nga Guardiola: Ne i ofruam postin e trajnerit të kombëtares, ai thotë se ne jemi shtet autoritar

Zgjedhjet parlamentare në Spanjë do të mbahen më 28 prish dhe pesë kandidatë janë që garojnë për kryeministër të vendit.

Një prej tyre është edhe kryeministri aktual, Pedro Sanchez, i cili ka dhënë një intervistë për revistën spanjolle, Marca.

Ai ka folur gjerë e gjatë rreth sportit duke shpalosur edhe idetë dhe projektet e reja që do t’i realizonte po t’i besohej qeverisja edhe për një mandat.

Kryeministri në fuqi u pyet edhe rreth pohimeve të trajnerit të Manchester Cityt, Pepe Guardiola, i cili kishte thënë se Spanja është vend “autoritar dhe represiv”.

“Po sigurisht që më ofendon sepse asgjë nga ajo që ai thotë nuk është e vërtetë. Për më tepër, sipas disa mediave sportive, ky shtet i njëjtë, për të cilin ai foli, i ofroi postin e trajnerit të Furisë së Kuqe”, tha 47-vjeçari.

Ndryshe, Guardiola është katalunas dhe në shumë raste ka thënë se vendlindja e tij e meriton të pavarësohet prej Spanjës. /Telegrafi/