Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të premten se Spanja do të pranojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sipas rekomandimit të Komisionit Evropian të 2016-s, raporton “infolibre”.
“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e kësaj heqjeje vizash për Kosovën”, tha Sanchez në një konferencë për shtyp në fund të Këshillit Evropian në Bruksel, që i parapriu të enjten në mëngjes një takim me liderët të Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, Këshilli Evropian ende nuk i ka dhënë dritën jeshile kësaj mase, ndër të tjera për shkak se pesë shtete anëtare të tij Spanja, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia nuk e njohin Kosovën si të pavarur.