Telegrafi

Kryeministri sllovak: Hyrja e Ukrainës në NATO – garanci për Luftën e Tretë Botërore

Hyrja e Ukrainës në NATO do të shkaktonte një konflikt global dhe është një garanci e sigurt e Luftës së Tretë Botërore, tha kryeministri sllovak Robert Fico.

“Unë i kuptoj dëshirat e Ukrainës, ajo është një vend sovran, por anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një garanci e sigurt e Luftës së Tretë Botërore”, tha ai përmes një videoje në Facebook.

Komenti i tij erdhi disa orë pasi delegacioni sllovak në samitin e NATO-s në Uashington mbështeti qëndrimin e përbashkët se Ukraina është në një “rrugë të pakthyeshme” për t’u bashkuar me aleancën.

Fico deklaroi se i udhëzoi përfaqësuesit e Sllovakisë në samit që të përsërisin se Ukraina mund të hyjë në NATO vetëm kur të përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim dhe nëse të gjithë anëtarët e aleancës janë dakord me të.

Ai më parë tha se do të “do të donte shumë të bashkohej” me kryeministrin hungarez, Viktor Orban në udhëtimin në Moskë për të vizituar presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndryshe, Ukraina tashmë ka bërë të qartë synimet – anëtarësimin në NATO si dhe në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/