Site icon Telegrafi

Kryeministri shqiptar, vizitë befasuese Kombëtares

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka përgatitur një befasi kuqezinjve në ditën e tyre të fundit në Itali.

Mbrëmjen e të dielës kreu i ekzekutivit i shoqëruar dhe nga deputeti Bashkim Fino, i njohur për pasionin e tij për futbollit, kanë vizituar hotelin ku ndodhet i grumbulluar ekipi Kombëtar në Bergamo, ku kanë konsumuar dhe një kafe me presidentin e FSHF, Armand Duka, trajnerin Gianni de Biasi, ndërsa më pas është bashkuar me ta Paolo Tramezzani.

Veçanërisht i vëmendshëm në shpjegimet e tyre në një bisedë prej rreth 15 minutash, ku me siguri është folur mbi të rejat e fundit nga kombëtarja dhe gjendjen e saj, Rama në dalje është takuar përzemërsisht dhe me kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana, transmeto SuperSport.

Kjo ishte thjesht një përshëndetje, pasi kryeministri ka parashikuar për mëngjesin e të hënës edhe përcjelljen zyrtare të ekipit nga Italia në nisjen drejt Francës në vendgrumbullimin e Perros Guirec.

Për sa i përket skuadrës, pas një dite pushimi ku kanë pasur mundësinë të takohen dhe me familjarët e tyre, stafi teknik i kombëtares dhe futbollistët janë grumbulluar të gjithë në mbrëmje në hotel, siç ishte parashikuar dhe me lejen e dhënë nga De Biasi dhe disa prej tyre janë mbledhur në korridor duke preferuar të ndjekin nga afër shokun e skuadrës Ledian Memushaj në impenjimin e tij me Pescaran me Trappanin në ndeshjen e parë të finales së ‘play-offit’ që do të përcaktojë edhe se cila prej dy skuadrave do të ngjitet në Serie A për sezonin e ardhshëm.

Exit mobile version