Telegrafi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tregon pamjet fantastike nga stadiumi i ri Kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar ditën e sotme disa foto nga stadiumi i ri Kombëtar i sapo rindërtuar në kryeqytet.

“Air Albania Stadium” duket se ka marrë edhe dorën e fundit të përgatitjeve, ndërkohë është kryeministri Rama që shkruan: “U Kry. Ta gëzojnë brezat”.

Rama shkrimin e ka shoqëruar edhe me 5 yje, krahas flamurit shqiptar, topit të futbollit dhe një ikone në formën e shqiponjës me duar.

Ky stadium do të përurohet të dielën në ndeshjen Shqipëri – Francë.

Në vitet e fundit Shqipëria ndeshjet i ka zhvilluar në “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriqi”. /Telegrafi/