Site icon Telegrafi

Kryeministri Rama viziton Dubain në forumin e World Climate Action

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Emiratet e Bashkuara Arabe ku merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës COP28.

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Samitin e Ndryshimeve Klimatike

Samiti i Klimës që kësaj radhe mbahet në Emiratet Arabe, do të vlerësojë progresin që prej Marrëveshjes së Parisit, ku liderët botërorë u dakordësuan për të marrë masa ndaj kërcënimeve të ndryshimeve klimatike.

Në varësi të këtij progresi, në samitin COP28 do të diskutohen masat që duhet të ndërmerren nëse është e nevojshme.

COP28 organizohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe marrin pjesë shumë liderë botërorë, ministra dhe zyrtarë të lartë nga 198 vende, së bashku me rreth 70 mijë delegatë. /Telegrafi/

Exit mobile version