Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur me protesta këtë të premte në Shkodër.
Anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike (PD) dhe forcave të tjera opozitare po i bllokojnë rrugën kryeministrit, i cili ditën e sotme pritet të mbërrijë në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe, raporton TCh.
Protestuesit thonë se kryeministri nuk është i mirëpritur në Shkodër pasi, sipas tyre, e ka persekutuar këtë qytet. /Telegrafi/