Telegrafi

Kryeministri Orban: Asnjë taksë për gratë hungareze me katër ose më shumë fëmijë

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se qeveria e tij do të rrisë ndjeshëm ndihmën dhe lehtësimin financiar për familjet me disa fëmijë.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo përfshin një përjashtim të përjetshëm nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat.

Në një fjalim mbi gjendjen e kombit, Orban ka thënë se tatimi mbi të ardhurat do të hiqej për jetë, për gratë që kanë dhe do të kenë të paktën katër fëmijë.

Masat e reja duhet t’i inkurajojnë gratë që të kenë më shumë fëmijë dhe kështu të ndalojnë rënien e numrit të banorëve në Hungari.

Orban ka thënë se kjo politikë përfaqëson “përgjigjen e Hungarisë ndaj tendencave demografike negative, jo imigracionit”.

Megjithatë, ai përsëriti pretendimin e tij të mëparshëm se krerët e BE-së duan të mbushin Europën me emigrantë nga kontinentet e tjera. /Telegrafi/