Telegrafi

Kryeministri Kurti në Austri, pritet me nderime shtetërore nga kancelari Nehammer  

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ndodhet sot për vizitë në Austri, ndërsa është takuar me kancelarin austriak, Karl Nehammer.

Kurti është pritur me nderime të larta shtetërore, ndërkaq në orën 12:00 ka nisur takimin bilateral me homologun austriak.

Pas takimit bilateral planifikohet të ketë një konferencë të përbashkët për media.

“Gjatë qëndrimit njëditor në Vjenë, Kryeministri Kurti po ashtu do të marrë pjesë në diskutimin me temë ‘Ballkani Perëndimor: pjesë qendrore e paqes së qëndrueshme në Evropë’ të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri. /Telegrafi/