Site icon Telegrafi

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitriev, shtron Iftar në Veles

Në kuadër të Iftareve në muajin e Ramazanit, mbrëmë në Vesles u shtrua iftar, të cilin e organizon kryetari i Velesit Sllavço Çadiev, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Emill Dimitriev, i cili prezantoi mbrëmë në Iftar, dërgoi mesazh deri te besimtarët musliman për muajin e shenjtë të Ramazanit.

‘Diversitetet në Maqedoni janë përparësia dhe pasuria jonë të cilët duhet t’i ushqejmë, kurse OBRM-PDUKM këtë e njeh qysh më herët që nga Manifesti i Krushevës, i cili është një ndër aktet më autentike qytetare, ku organizata jonë e ka sjellë nga e kaluara, si dhe tani nga politika që e zbatojmë’, potencoi Dimitriev.

Me këtë akt tregojmë, shton ai, se kjo parti bashkon të gjitha strukturat etnike qytetare dhe se nuk e e ka problem të jetojë me besimtarë të vërtetë nga konfeksione të ndryshme fetare.

Falënderime për organizimin e Iftarit dërgoi edhe hoxha nga Velesi, Nijaz Mustafovski. /Telegrafi/

Exit mobile version