Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka udhëtuar në Paris, atje ku po mbahen Lojërat Olimpike 2024.
Ai gjithashtu mori pjesë edhe në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar, ku ishte i ftuar së bashku me gruan e tij.
Postimi i plotë i Kurtit:
Before the Olympic Games kick off tomorrow, it was a pleasure and honor to sit among world leaders at a dinner hosted by the President of the International Olympic Committee.
Sport serves as a powerful reminder of the hurdles that can be overcome to achieve great things, while… pic.twitter.com/itGcJdM8zT
— Albin Kurti (@albinkurti) July 25, 2024
Në Paris, për të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar, dhe për të mbështetur sportistët tanë që na përfaqësojnë krenarisht në Lojërat Olimpike 2024.
U priftë e mbara.
Kujtojmë se ekipi olimpik i Kosovës përbëhet nga nëntë sportistë, ndërsa gara që fillon sot (26 korrik) do të zgjasë deri më datë 11 gusht.
Gjashtë është numri i sportistëve të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika./Telegrafi/