Site icon Telegrafi

Kryeministri Kurti takon ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Gjatë ditës së sotme kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, takuan ambasadorin e OSBE-së Jan Braathu.

Siç njofton zyra e kryeministrit, nga takimi u kuptua që gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin është e madhe dhe se  Qeveria e Kosovës, por edhe OSBE-ja, janë të gatshme të intensifikojnë punën në tema jetike për jetën e qytetarëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës ka takuar disa nga ambasadorët e huaj në vend./Telegrafi/

Exit mobile version