Site icon Telegrafi

Kryeministri Kurti shtron iftar për përfaqësues të BIK-ut dhe Departamentin e Gruas në BIK

Në përmbyllje të muajit të Ramazanit, kryeministri Albin Kurti ka shtruar iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame.

Siç njoftohet nga Kryeministria, Kurti u shpreh i kënaqur që ky iftar i bëri bashkë me përfaqësuesit e BIK-ut, duke e rikujtuar se ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë e tek vlerat e besimit e të shpresës.

Në këto ditë të mbetura të agjërimit, Kurti iu dëshiroi të gjithëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm.

Kurti u shoqërua në iftar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputetja Shqipe Mehmeti –Selimi. /Telegrafi/

Exit mobile version