Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftohet se është takuar me bashkëpunëtorin më të afërt të ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqës i fushatës së tij presidenciale, Christopher Hyland.
Kurti e falënderoi Hyland për dedikimin e tij ndaj Kosovës dhe paqes së qëndrueshme në rajon, duke qenë edhe një nga personat e parë që e solli çështjen e Kosovës në vëmendjen e atë kohë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, thuhet në komunikatë për media.
Me Hylandin, kryeministri ka folur për rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dhe raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në rrafshin e zhvillimit ekomomik nëpërmjet investimeve potenciale të investitorëve amerikanë në Kosovë dhe në atë të sigurisë dhe paqes në Ballkan për shkak të rreziqeve që agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës mund të paraqes për rajonin.
“Këto dyja ishin edhe fokusi kryesor i vizitës sime në SHBA dhe do të vazhdojnë të jenë prioritete tona”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/