Site icon Telegrafi

Abazoviq uron Kurtin

Nëpërmjet një letër urimi drejtuar Kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq e ka uruar atë përzemërsisht për detyrën e re.

Në urim zëvendëkryeministri Abazoviq ka thënë se e ka besimin e plotë që përvoja personale dhe politike e Kryeministrit Kurti do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

Ai ka theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve, që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version