Telegrafi

Kryeministri Kurti i kërkon komisionerit Hahn më shumë fonde nga BE-ja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot eurokomisionerin Johannes Hahn, ndërsa bëri të ditur se nga ai ka kërkuar më shumë fonde nga Bashkimi Evropian.

“Integrimi evropian ka të bëjë me reforma të lidhura me vlerat e BE-së. Me indikatorë të mirë ekonomik dhe performancë në sundimin e ligjit ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja.

Eurokomisionierit Johannes Hahn i kërkova më shumë mbështetje në buxhet dhe administratë…”, shkruan Kurti në Twitter.

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, kryeministri Kurti është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. /Telegrafi/