Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar sot me emërimin e zëvendësministrave të rinj.
Kurti ka emëruar Bashrim Shabani, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal, Inci Halac-Bylykbash, zëvendësministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Erxhan Galush, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Enis Kervan, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hamza Balje, zëvendësministër Infrastrukturës dhe Ambientit, Sreten Trajković, zëvendësministër i Shëndetësisë, Jasmina Jovanović, zëvendësministre e Financave dhe Transfereve, dhe Milan Radojević, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike.
Kryeministri Kurti, zëvendësministrave të rinj u ka uruar suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tyre.