Site icon Telegrafi

Kryeministri Kurti dhe ministri Maqedonci vizitojnë për ngushëllime familjen Musliu

Zyrtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Liman Musliu, të hënën i është dhënë lamtumira e fundit.

Musliu ndërroi jetë të shtunën, gjatë punës së tij në ndërtimtari. Ceremonia e varrimit u mbajt në fshatin Likoc, pranë Shtabit të UÇK-së.

Ndërkaq, Prokuroria e Prishtinës, të dielën njoftoi se Musliu dyshohet të ketë rënë nga kati i 11-të i një ndërtese gjatë punës.

“Dyshohet se një punëtor ka rënë prej katit të 11-të. Prokurori kujdestar dhe ai i Krimeve të Rënda kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë dhënë urdhër për autopsi dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet së bashku me zyrtarët policorë”, kishte njoftuar zëdhënësi i Prokurorisë së Prishtinës, Skender Govori.

Lexo po ashtu Varroset ushtari i FSK-së i cili vdiq derisa po punonte në një objekt banesor

E sot kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe deputetë të Kuvendit, vizituan për ngushëllime familjen Musliu në Drenas.

Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë.

I ndjeri Liman Musliu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version