Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka arritur në Kosovë, ku do të zhvilloj vizitë zyrtare me krerët e shtetit.
Plenkoviq është pritur me ceremoni shtetërore nga ana e kryeministri Albin Kurti.
Për të pritur kryeministrin kroat kishin dalë edhe nga kabineti qeveritar.
Kurti e Plenkoviq pas takimit do të mbajnë konferencë për media rreth orës 11;35.
Kryeministri kroat do të takohet edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. /Telegrafi/