Telegrafi

Kryeministri i Katarit, Al Thani: Gaza më nuk ekziston

Kryeministri i Katarit ka kritikuar ashpër Izraelin dhe komunitetin ndërkombëtar lidhur me situatën në Rripin e Gazës.

Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al Thani kishte paralajmëruar sulmet e Hamasit ndërsa reagimi i Izraelit në Gaza tregon se rajoni nuk mund të kthehej ashtu sikurse ishte përpara shpërthimit të konfliktit.

“Gaza nuk është më atje. Dua të them, nuk ka asgjë atje”, tha ai, raporton skynews.

Lexo po ashtu Një vështrim në momentet kyçe në luftën Izrael-Hamas teksa konflikti arrin ditën e tij të 100-të

Lideri katarian bëri thirrje për një zgjidhje me dy shtete për t’i dhënë fund luftës, por paralajmëroi se nuk do të funksiononte nëse Izraeli ka një qeveri që nuk beson në bashkëjetesën.

“Ne nuk mund të kemi një zgjidhje me dy shtete pa pasur një qeveri dhe politikanë në Izrael që besojnë në bashkëjetesën së bashku krah për krah në mënyrë paqësore, dhe ne nuk mund të kemi të gjitha këto pa i dhënë fund kësaj lufte”, tha ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë më 7 tetor ndaj militantëve palestinezë pasi këta të fundit organizuan një sulm terrorist. /Telegrafi/