Site icon Telegrafi

Kryeministri hungarez vazhdon të heshtë kritikët, mbyll radio-stacionin e opozitës

Radios hungareze të opozitës iu mohua një apel kundër revokimit të licencës të martën, duke e mbyllur një media tjetër kritike ndaj qeverisë nacionaliste.

Organi i medias njoftoi në shtator se nuk do të rinovojë licencën e radio-stacionit, Klubradio, duke përmendur një numër shkeljesh rregullatorësh në licencën shtatë-vjeçare që skadon të dielën.

Klubradio, i cili ka transmetuar për 19 vjet dhe të ftuarit e të cilit në emisionet politike dhe fjalime shpesh kritikojnë politikat e qeverisë, do të detyrohen të mbyllen pasi një gjykatë në Budapest refuzoi apelin e tij, raporton bloomberg.

Kontrolli në rritje i kryeministrit Viktor Orban mbi mediat hungareze është vetëm një çështje që ka tërhequr kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian. Kjo e fundit beson se regresi në standardet demokratike në atë vend është në fuqi, të cilën qeveria i hedh poshtë.

Nën Orban, mediat shtetërore janë bërë pak më shumë sesa goja e qeverisë, ndërsa media të tjera janë mbyllur ose marrë përsipër në vitet e fundit nga pronarët që kanë marrëdhënie miqësore me qeverinë.
Orban bëri thirrje për një rritje në pronësinë hungareze të mediave gjersa tregoi se pjesa e pronësisë së shtetit ishte rritur nga 34 për qind në 55 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version