Site icon Telegrafi

Kryeministri hungarez përfundon si shofer i Chuck Norrisit (Video)

Në një video të publikuar në internet shihen dy personalitete të ndryshme, edhe pse të dy jo pak të famshëm.

Sipas përshkrimit të videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për yllin e kinemasë, Chuck Norris, i cili gjatë një vizite në Hungari pati rastin të takojë, madje të shoqërohet personalisht nga kryeministri Viktor Orban.

Ndër tjerash, kryeministri hungarez, i tregoi aktorit, sot rreth 78 vjeç, se origjina e tij nuk ishte nga klasat elitare, por ishte një njeri që vinte nga rrethina e Budapestit.

Sipas mediave, ata bashkë gjithashtu, përveç një shëtitje bashkë, ku shofer ishte kryeministri hungarez, panë nga afër edhe stërvitjet e disa prej trupave elitare hungareze. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=27&v=lJnzMsFeYIg

Exit mobile version