Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka përshëndetur vendimin për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin arrestuar nga forcat serbe me 14 qershor.
Orban përmes një poistimi në Twitter, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e ka informuar për lirimin e tre policëve, transmeton Telegrafi.
“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. E vlerësojmë shumë hapin e presidentit Vuçiq”, ka thënë ai.
Tre policët e Kosovës ishin arrestuar më 14 qershor brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe, sot ata kanë dalë para trupit gjykuese në Kralevë, ku edhe është marrë vendimi për lirimin e tyre. /Telegrafi/
Serbian President Aleksandar Vucic has just informed me that in accordance with the request made at our meeting last week, the Serbian authorities will soon release the three previously arrested Kosovo policemen from custody. We highly appreciate the step of President @avucic,…
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) June 26, 2023