Telegrafi

Kryeministri Hoti takohet sot me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti pas takimeve që ka zhvilluar në Washington dhe Bruksel sot do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Hoti në një postim në Facebook e kishe falënderuar sekretarin e NATO-s për gatishmërinë.

“Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”, kishte shkruar Hoti. /Telegrafi/