Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka ngushëlluar familjen Selimaj, pas ndarjes nga jeta të kryeprokurorit Ali Selimaj.
Hoti shkruan se vdekja e kryeprokurorit Selimaj është humbje për sistemin e drejtësisë.
“E nderuar familje Selimaj,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të familjarit tuaj, kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj.
Vdekja e tij është humbje e madhe për ju dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të z. Selimaj”. /Telegrafi/