Site icon Telegrafi

Kryeministri holandez, Rutte: As mendja nuk më shkon ta takoj Putinin

Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se nuk do të shkoj në asnjë mbledhje ku është presidenti rus, Vladimir Putin.

Duke arritur në takimin e Bashkimit Evropian, Rutte u tha gazetarëve se “Nuk e kam ndërmend të takohem më me Vladimir Putinin. Unë nuk do të marr pjesë në takimin e Këshillit Evropian me presidentin rus”.

Lexo po ashtu Hungaria miraton ligj kundër komunitetit LGBT, kryeministri i Holandës: S’ka më punë në BE

E gjithë kjo pasi në vitin 2014, separatistët pro-rusë rrëzuan një aeroplan të kompanisë, Malaysia Airlines, ku mbeten të vrarë edhe 193 shtetas holandezë.

Dhe në tetor 2018, ministria e jashtme holandeze akuzoi agjentët rusë për një sulm në selinë e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron dëshiron që udhëheqësit e BE-së të marrin në konsideratë ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin për një samit të përbashkët. /Telegrafi/

Exit mobile version