Telegrafi

Kryeministri holandez nuk e vizitoi të ëmën që po i vdiste, për të respektuar masat kundër COVID-19

Kryeministri holandez Mark Rutte nuk kishte mundur të vizitojë të ëmën e tij që po vdiste, vetëm dhe vetëm që ishte zotuar se do të respektojë masat e kufizimit në luftën kundër përhapjes së coronavirusit, raporton The Guardian.

Lajmi për Rutte u publikua në kohën kur në shumë vende të botës, politikanët po kritikohen që nuk po i respektojnë vetë masat e propozuara kundër pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

“Kryeministri i është përmbajtur të gjitha direktivave”, ka thënë zëdhënësi i Rutte kur është pyetur nëse kryeministri holandez nëse ka respektuar masat mbrojtëse.

E ëma e tij nuk kishte vdekur nga COVID-19, edhe pse ky virus kishte depërtuar në fillim të këtij muaji në shtëpinë ku ajo jetonte (në shtëpinë e pleqve). /Telegrafi/